Historiku i kompanisë

4 Dhjetor 1965
Këshilli i Ministrave të Republikës Sovjetike Socialiste të Letonisë, ndërmori vendimin për ndërtimin e një fabrike kimiko-farmaceutike në qytetin Olaine.

1968
Filloi ndërtimi i fabrikës.

Tetor 1972
U zhvillua përpunimi i parë i furagin-ës. Kjo ditë u konsiderua si fillimi i punës së kompanisë që në atë kohë quhej Olaines ķīmiski-farmaceitiskā rūpnīca (Fabrika Kimiko-Farmaceutike Olaine).

1976
Fabrika Kimiko-Farmaceutike Olaine u bë prodhuesi kryesues i shoqatës Latvbiofarm. Kapaciteti prodhues i fabrikës realizoi furnizimin me përbërës kimik aktiv dhe gjysmë-produkte të grupeve përkatës, të të gjithë fabrikave në territorin e Bashkimit Sovjetik.

1980
U zhvillua sinteza e 15 produkteve. Pas njëfarë kohe, drejtuesit e ndërmarrjes vendosën të prodhojnë edhe barna të përfunduar. Bashkëpunimi me shkencëtarët më të rëndësishëm në Bashkimin Sovjetik, mundësoi zhvillimin e një serie produktesh të cilësisë së lartë dhe të vlefshëm shkencërisht.

1991
Ndryshime historike, politike dhe ekonomike, ndodhën në të gjithë shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, përfshirë Letoninë. Këto ndryshime, u reflektuan edhe në punën e Fabrikës Kimiko-Farmaceutike të Olaine. Ndaj, u vendos të zhvillohen linjat kryesore të prodhimit (adamantane, quinuclidinone dhe derivate të tjerë) me qëllim shitjen e produkteve në vendet perëndimore.

1997
Kompania shtetërore Kimiko-Farmaceutike Olaine, u privatizua. Si rezultat i privatizimit, kompania u riorganizua në shoqëri aksionere Olainfarm. Aksionet u renditën në listën dytësore të Riga Stock Exchange.

2000
Objektiv kryesor i kompanisë ishte realizimi i cilësisë së prodhimit. Kjo do të mundësonte pajisjen me çertifikata për cilësinë nga kompani kryesuese të tregut botëror.

2001
Pas auditimeve të suksesshme, të kryer nga kompani të mirënjohura si Cilag (Zvicër), Johnson&Johnson (SHBA) dhe Sanofi (Francë); kompania hyri në tregun global si pjesë e prodhuesve të përbërësve të kimikateve aktive.

2002
Bazuar në kërkesat e inspektimit, u çertifikua nga Agjencia për Ushqimin dhe Barnat në SHBA (FDA).

2003 – 2004
U përfundua rikonstruksioni madhështor i fabrikës prodhuese, në përputhje me kërkesat e Praktikës së Mirë të Prodhimit të Bashkimit Europianë.

Korrik 30, 2004
Olainfarm u pajis me çertifikatë përputhshmërie nga Praktika e Mirë e Prodhimit. Ky çertifikim simbolizon fillimin e një epoke të re në historinë e kompanisë.

2005
Aksionerët e Olainfarm vendosën të shtojnë kapitalin fiks të kompanisë, nga 3 milionë Lats në 13.25 milionë Lats.

2006
Duke mbajtur parasysh dinamikën pozitive të zhvillimit të kompanisë dhe cilësinë e marrdhënieve me investitorët, aksionet e kompanisë u transferuan në Listën Kryesore prestigjoze të Balltikut. Preparati i mirënjohur antiviral Remantadīns® (Remantadine) u regjistrua, në Poloni, si produkti i parë farmaceutik i prodhuar.

2007
Filloi projekti i rehabilitimit të landfill-it të mbetjeve të rrezikshme, nën mbikqyrjen dhe menaxhimin e Olainfarm.

Olainfarm mori çmim si investitori me ndërveprim më të mirë në internet për vitin 2007, nga Bursa e Balltikut.

Dega në Britaninë e Madhe, e kompanisë zviceriane Novartis- Novartis Grimsby Limited, porositi prodhim dhe furnizim me produkte kimike farmaceutike, për periudhën Shkurt-Gusht 2007. Kërkesa u realizua nga Olainfarm në bashkëpunim me partnerin suedez Jucker Pharma. Vlera e porosisë: 1.166 milionë Euro.

2008
Olainfarm hap zyrë përfaqësie në Vietnam dhe fillon programin ambicioz për promovimin e shitjeve në tregje të rëndësishme.

2009
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të gazetës Dienas bizness, për Top 500 kompanitë më të suksesshme të Letonisë, Olainfarm fitoi çmim të veçantë nga NASDAQ OMX Riga- si kompania me rritjen më të lartë të çmimit të aksioneve nga fillimviti i 2009-ës deri më 1 Nëntor. Në 2009-ën, çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit me 160%.

2010
Kompania hapi zyrat e përfaqësisë në Serbi dhe Taxhikistan. Produkti i parë i regjistruar në Serbi ishte preparati antiviral Remavir®.

2011
Kompania arriti rekorde të reja xhiroje dhe fitimi, kur programi i promovimit të shitjeve (i filluar në 2008) dha rezultate të dukshme. Për të parën herë, në historinë e saj, aksionerët e kompanisë vendosën ti paguajnë dividentët në shumën 10% të fitimit të vitit pararendës. Olainfarm nisi ndërtimin e rrjetit të saj të farmacive (Latvijas aptieka).

2013
Olainfarm siguroi kontrollin e aksioneve të kompanisë Silvanols, kryesuese e tregut letonez për suplementet ushqimore.

2014
Në konkursin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia e Letonisë për Investim dhe Zhvillim, Olainfarm fitoi çmimin Kampion i Eksporteve 2014.

2015
Më 13 Janar, Olainfarm hap fabrikën e re të prodhimit të barnave me investim në vlerën 9.6 milion Euro. Fabrika përbëhet nga hapsira ku prodhohen nitrofuranet, ambjenti për prodhimin e formulimeve farmaceutike të serive të vogla, si dhe laboratori për zhvillimin e formulimeve farmaceutike përfundimtare të barnave.

2016
Më 20 Janar, Olainfarm nënshkruan marrëveshje dhe blen 100% të aksioneve të prodhuesit të produkteve kozmetike organike, Kiwi Cosmetics.

Në garën e nomimimeve të dekadës, “Performanca më e mirë në 10-vite”, Olainfarm fiton çmim për rritjen më të madhe të vlerës së aksioneve. Gjithashtu, përmirësohet në renditjen e Çmimeve për Tregun Balltik.

Në 12 Maj, Olainfarm përmbyll marrëveshjen për blerjen 100% të aksioneve të prodhuesit të produkteve elastike mjekësore, Tonus Elast.

2017
Në 13 Korrik u themelua Longgo, kompani bijë e Olainfarm, që ofron produkte natyrale bashkëkohore për shëndetin dhe mirëqënien.

Në 21 Korrik, Olainfarm regjistrohet, në Regjistrin e Sipërmarrjeve të Republikës së Letonisë, si pronare e vetme e LLC Olaines veselības centrs. Olaines veselības centrs (në Janar 2018, emërtimi u bë OlainMed) ofron shërbime shëndetësore jo-spitalore në Olaine.

Olainfarm fiton çmim nga Konfederata e Punëdhënësve të Letonisë (LDDK), si punëdhënësi më i mirë në rajonin e Rigës për vitin 2017. Ky çmim i është dorëzuar kompanisë edhe në 2015-ën.

Më 9 Dhjetor, ndërron jetë Valērijs Maligins, drejtues i bordit për një kohë të gjatë dhe aksioneri kryesor i Olainfarm.

Historiku i kompanisë